Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA 107 International Credit Mobility në Universitetin e Nishit (University of Nis) në Serbi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Nishit (University of Nis) në Serbi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje/trajnimi.
Numri i bursave për mësimdhënie: – 1 (një) për Letërsi dhe Gjuhësi (0232)
- 1 (një) për Teknologji Informacioni (061)
Numri i bursave për trajnim: – 1 (një) për Letërsi dhe Gjuhësi (0232)
– 1 (një) për Teknologji Informacioni (061)
Kosto e udhëtimit: 180 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 140 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë udhëtimi përgjatë vitit akademik 2021-2022.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie/trajnim për fushën Letërsi dhe Gjuhësi (0232):
- Personel (akademik) i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të jetë i fushës Letërsi dhe Gjuhësi
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret për aplikim për mësimdhënie/trajnim për fushën Teknologji Informacioni (061):
- Personel akademik / ndihmësakademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Personeli akademik duhet të jetë i fushës Teknologji Informacioni.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
- Eksperienca në punë ( vetem per stafin ndihmesakademik)
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Nishit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- panajoti@univlora.edu.al
- cipi@univlora.edu.al
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 25/02/2022.
Më shumë informacion rreth Universitetit të Nish mund ta gjeni në faqen e internetit: https://www.ni.ac.rs/en/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatoret akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale,
- As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al)
- Eva Cipi (eva.cipi@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_