njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + për mobilitet stafi për mësimdhënie në Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Lituanisë (Lithuanian University of Health Sciences) në Lituani.

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Lituanisë (Lithuanian University of Health Sciences) në Lituani.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Lituanisë hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107 (2021-2022).

Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 140 Euro/ditë

Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë

udhëtimi përgjatë vitit akademik 2021-2022.

Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Të jetë i fushës së Shëndetit Publik.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’sipas fushave të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
  • Eksperienca në punë.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Shkencave Shëndetësore të Lituanisë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2).
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është data  18/02/2022.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës Lithuani University of Health Science (LUHS)  do të gjeni në https://lsmuni.lt/en/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

Formular aplikimi staf akademik (1) (2)