njoftim punesim

Personel akademik me kohë të pjesshme në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike dhe Navale

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 7, datë 04.02.2022 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

4 (katër) personel akademik me kohë të pjesshme në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike dhe Navale, për vitin akademik 2021-2022, pranë Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore.

 Përshkrimi i vendit të punës

  • Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme
  • Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Navale/Mekanike

Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit