njoftime Thirrje

Bursa Erasmus +për studentë në Universitetin e Nishit (University of Nis) në Serbi.

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Nishit (University of Nis) në Serbi.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetetin e Nishit, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për mobilitet studimi.

Në përfundim të mobilitetit, studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema “Erasmus +”, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i mobiliteteve për studim: – 1 (një) për Letërsi dhe Gjuhësi

-1 (një) për Teknologji Informacioni dhe Komunikim

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2022”

Bursa mujore: 800 EUR/muaj

Kosto e udhëtimit: 180 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë).
  • Të jetë student “Master”.
  • Të jetë i fushës: Gjuhë angleze, Shkenca Kompjuterike (BCH), Teknologji Informacioni (BCH) dhe Informatik (BCH).
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të zotërojë mirë gjuhën që zhvillohen programet e studimit në universitetin pritës. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e gjuhës angleze.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas fushave të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universitetit Nishit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues/pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19. 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:

Afati i fundit i aplikimit është 06/12/2021.

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në link-et:

https://www.ni.ac.rs/en/

https://www.ni.ac.rs/en/studies-and-admission/studies/course-catalogue

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

 

 

FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT-Student (3)