Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë mori pjesë në Javën Virtuale Ndërkombëtare të Kolegjit të Kujdesit Shëndetësor të Tallinit, Estoni të organizuar më 8-12 nëntor 2021 me titull “Edukimi dhe praktika e kujdesit shëndetësor në epokën e ndryshimit”.
Eventi u organizua online nëpërmjet platformës Zoom, ku morën pjesë universitete prestigjoze nga vendet Partnere dhe të Programit në fushën e kujdesit shëndetësor. Gjatë eventit, nëpërmjet prezantimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit u njohën mes njëri – tjetrin, ndanë me të pranishmit eksperiencën e tyre si dhe patën mundësinë të zgjeronin rrjetin e tyre të bashkëpunimeve.
Në këtë event, Universiteti i Vlorës u prezantua nga Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional PhD. Enkelejd Mëhilli, njëkohësisht edhe pedagog pranë Fakultetit të Shëndetit Publik në UV.
Bashkëpunimi mes Universitetit të Vlorës dhe Kolegjit të Kujdesit Shëndetësor të Tallinit në Estoni daton prej vitit 2017, ku falë këtij bashkëpunimi të frytshëm janë zhvilluar në total 15 shkëmbime hyrëse dhe dalëse mes studentëve dhe stafit të universiteteve respektike.