njoftime Thirrje

Thirrjet e vitit 2022 për praktika  – Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi

Instituti Europian i Drejtimit Kulturor (EICR) shpall thirrje për praktikat e vitit 2022.

EICR u jep mundësinë studentëve të kryejnë një stazh për të studiuar nga afër dhe të kuptojnë më mirë procesin e certifikimit, strukturën e tyre, misionet e tyre dhe në përgjithësi punën e mbrojtjes dhe promovimit të diversitetit të trashëgimisë kulturore të Evropës.

Praktikat në EICR janë një përvojë konstruktive arsimore dhe profesionale.

Afatet për aplikime:

1 dhjetor 2021 – Për praktikat që zhvillohen gjatë semestrit të parë 2022 (janar – qershor).

1 qershor 2022 – Për praktikat që zhvillohen gjatë semestrit të dytë 2022 (korrik – dhjetor).

Më shumë informacion në lidhje me kërkesat dhe procedurën e aplikimit, ju lutemi vizitoni linkun:

https://www.coe.int/en/web/cultural-routes/internships

Ose, mund të kontaktoni në e-mailet: ​contact@culture-routes.lu dhe cc: dylan.hergenhahn@culture-routes.lu