Nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Prof. Dr. Roland Zisi, më datë 02 Nëntor 2021 në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë u mbajt online takimi i parë këshillues në kuadër të projektit “Bologna Hub Peer Support”, financuar prej Komisionit Europian dhe Ministrisë Federale të Edukimit dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri; Ministrinë e Edukimit dhe Shkencës në Ukrainë; Ministrinë e Edukimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit në Gjeorgji; Universitetin Espanolas; Uninonin Europian të Studentëve si dhe Akademinë Gjermane të Shkëmbimit të Shërbimeve.
Mbështetur në tre shtyllat tematike: Zhvillimi i Kurrikukalave; Qasjet Invovative në Mësimdhënie e Mësimnxënie; Mobilitetet dhe Ndërkombëtarizimi ekspertët e jashtëm Dr. Jon Altuna dhe Mrs. Raimonda Markeviciene, mbajtën takime me target-grupe të ndryshme në UV: Drejtues të Njësive Kryesore dhe Bazë, ZV. Rektorët e Institucionit, Staf Akademik, Përfaqësues prej Rektoratit si dhe studentë.
Qëllimi i aktivitetit ishte nxitja dhe zbatimi i Komponentëve Kyç të Kartës së Bolonjës në Institucionet e Arsimit të Lartë. Nëpërmjet një qasje interaktive, të pranishmit në seksionet respektive shprehën pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi strategjitë dhe politikat e UV-së në mbështetje të tre shtyllave të sipërcituara.
Në përfundim të takimit ekspertët ofruan këshillim të personalizuar me fokus zhvillimin e reformave praktike për të tejkaluar sfidat dhe vështirësitë e identifikuara, duke dakortësuar njëkohësisht mbajtjen e takimit të rradhës fizikisht në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.