njoftime Thirrje

Hapet thirrja për bursa në Kolegjin Ndërkombëtar Amerikan në Brazil

 

Kolegji Ndërkombëtar Amerikan në Brazil ka hapur thirrjen për bursa të pjesshme për studentë në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, që mbulojnë 70% të tarifave të shkollimit, për vitet 2022 dhe 2023.

E krijuar për t’u dhënë studentëve eksperiencën e nevojshme për të avancuar me tej në karrierën e tyre, pjesëmarrja në programin 3 javor në Kolegjin Ndërkombëtar Amerikan në Brazil u mundëson pjesëmarrësve të zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, të ndërtojnë rrjetin e tyre profesional mes kolegësh si dhe të jenë më afër tregut të punës.

Të drejtën për të qënë pjesëmarrës e ka çdo student i cili, në kohën e aplikimit, plotëson kërkesat e mëposhtme:

– Të jetë mbi 18 vjeç;

– Të ketë përfunduar me sukses semestrin e 4-të të ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë;

– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli mesatar).

 

Për një informacion më të detajuar të programeve që ofrohen dërgoni kërkesën tuaj në linkun: https://international.ibs-americas.com/findoutmoreaic

Për të aplikuar klikoni në linkun: https://international.ibs-americas.com/application-brazil

Afati i aplikimit është 21 Nëntor 2021.