Aktivitete njoftime Projekte

Panairi i Projekteve

Në kuadër të ditëve Erasmus+2021, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë organizoi sot panairin e projekteve, i cili siguroi një vitrinë të gjithë projekteve në zbatim nga UV.

Aktiviteti u çel prej Rektorit të UV, Prof. Dr. Roland Zisi, i cili në fjalën e tij të rastit, krahas prezantimit për të pranishmit të qëllimit të këtij aktiviteti, si një mundësi e shkëlqyer për promovimin dhe përhapjen e aktiviteteve, objektivave dhe rezultateve të projekteve, përgëzoi stafin akademik për angazhimin maksimal në implementimin e tyre. Ky aktivitet solli së bashku studentë, qytetarë, media dhe aktorë lokalë duke rritur ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me përfitimet dhe ndikimin e madh të këtyre projekteve drejt përmbushjes së nevojave të komunitetit si dhe duke siguruar angazhimin e tyre në zbatimin e projekteve.

Koordinatorët e projekteve, së bashku me grupet respektive të punës, ishin të pranishëm në stendat e përcaktuara, për t’iu përgjigjur çdo pyetje që studentët, staf-i apo dhe qytetarët mund të kishin në lidhje me projektet në fjalë.

Listës së projekteve Erasmus+ CBHE si dhe akseve të tjera që ky program mbulon, (ENTRAL; FOLATE; SUCCESS; MEP&M; STEAMEDU; TTO4FOOD; BLUEWBC KNOWHUB; MARDS; ALMARS; HYBRID), ju bashkuan gjithashtu edhe projektet e financuara prej programeve si EASME, IPA, ADRION etj… në të cilat UV është në rolin e liderit dhe të partnerit (SESC; TANGRAM; AFRIMED).

Interes të veçantë kryesisht tek studentët dhe maturantët zgjoi edhe stenda e dedikuar për bursat Erasmus+ ICM, ku të interesuarit morë një informacion më të detajuar mbi mundësitë për të realizuar një shkëmbim studentor/ praktikë mësimore në një prej 83 universiteteve europiane me të cilët UV ka partneritet.

Nën sloganin e këtij viti “Forcimi i kapaciteteve në UV, fuqizimi i komunitetit”, ditët Erasmus+ tashmë janë kthyer në një traditë në UV.

Më tepër informacion mbi projektet gjeni në linket si vijon:

https://univlora.edu.al/sektori-projekteve/erasmus/

https://entralproject.eu/

https://success-project.ba/

https://www.mepm.ucg.ac.me/index.php

https://steamedu.sum.ba/

https://sites.google.com/univlora.edu.al/rdcunivloraedual/projekte/ka105_hybrid-education-4-youth-workers

https://sites.google.com/univlora.edu.al/jmm-folate/about?authuser=0

http://tto4food.com/

https://keep.eu/projects/23258/Transnational-pArks-aNd-Gar-EN/

https://knowhub.eu/

http://www.afrimed-project.eu/

https://bluewbc.eu/

https://www.mards.ucg.ac.me/

http://almars-project.eu/

https://www.italy-albania-montenegro.eu/sesc