njoftime Thirrje

JAVA NDËRKOMBËTARE VIRTUALE NË KOLEGJIN E KUJDESIT TË SHËNDETIT

Kolegji i Kujdesit të Shëndetit në Estoni (Tallinn Health Care College) do të zhvillojë në periudhën 8-12 Nëntor 2021 aktivitetin tërësisht online të javës ndërkombëtare “Arsimi i Kujdesit të Shëndetit dhe Praktika e Erës së Ndryshimit”.

Aktivitetet kryesore të javës do të përfshijnë:

08.11 – Hapja, simulim virtual, leksione dhe prezantime.

09.11 – Konferenca e studentëve “Nga Studenti në Student” (stafi akademik dhe jo akademik janë të mirëpritur si dëgjues, studentët si dëgjues dhe folës).

10.11 – Konferenca Infermierisë “Infermieria 5 Yjesh”, tarifa e pjesëmarrjes 50€.

10.11 – 12.11 Praktika dhe leksione.

Pjesmarrës gjatë ditëve të aktivitetit  mund të jenë personel akademik, joakademik, gjithashtu dhe student.

Formulari i regjistrimit dhe informacion më i detajuar për stafin akademik dhe administrativ gjendet në linkun: https://ttk.ee/en/international-week-registration-form-academic-and-administrative-staff

Formulari i regjistrimit dhe informacion më i detajuar për studentët gjendet në linkun: https://ttk.ee/en/international-week-registration-form-students

 

Regjistrimet janë të hapura deri më 31 Tetor 2021.