NJOFTIM PËR STUDENTËT

njoftime

Të dashur studentë ju urojmë mirëseardhjen në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, dhe qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm!

Njoftohen të gjithë studentët se procesi mësimor fillon në datë 18 Tetor 2021.

Ju njoftojmë se në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 413/1, datë 27.09.202 “Për një ndryshim në Urdhërin nr. 413, datë 24.09.2021 “Për marrjen e masave, për parandalimin e infeksioneve Covid-19, për personelin e institucioneve arsimore dhe studentët”, do të lejohen të futen në auditore vetëm studentët të cilët do të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID- 19, ose vërtetim nga mjeku për pamundësi të kryerjes së vaksinës.