Në kuadër të ditëve Erasmus+ 2021, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë do të organizoj në datën 21 Tetor aktivitetin e panairit të projekteve, i cili do të sigurojë një vitrinë të projekteve Erasmus+ në zbatim nga UV.
Qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi dhe përhapja e aktiviteteve, qëllimeve dhe rezultateve të projekteve, për të sjellë së bashku të rinjtë, qytetarët, mediat dhe aktorët lokalë dhe për të siguruar angazhimin e tyre në zbatimin e projekteve si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me përfitimet dhe ndikimin e madh të këtyre projekteve drejt përmbushjes së nevojave të komunitetit.
Krahas projekteve të financuar prej programit Erasmus+, në këtë aktivitet do të jenë pjesë dhe projekte të financuar prej programeve si IPA, ADRION etj.
Ky aktivitet është regjistruar tashmë dhe e gjeni online në linkun: