Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH) në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për mobilitet studimi.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i mobiliteteve për studim për Shqipërinë: 3 (tre)
Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2022 (Nga Shkurti deri në Qershor 2022)
Bursa mujore: 850 EUR/muaj
Kosto e udhëtimit: 180 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë student Bachelor (përjashtohen studentët e vitit të parë).
- Të jetë student Master.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1ose të zotërojnë mirë gjuhën që zhvillohen programet e studimit në universitetin pritës.
Procedura e përzgjedhjes së studentëve kalon në tri faza:
1) Faza e Nominimit
Procedura e përzgjedhjes në UV:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes. Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë programeve të studimit përzgjedhja do të bëhet duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo program studimi (1 bursë/program). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e tyre.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë në Universitetin Aristoteli në Selanik në Greqi.
2) Faza e aplikimit
- Vetëm studentët e nominuar do të kontaktohen prej AUTH me udhëzimet e nevojshme për proçedurën e aplikimit.
3) Faza e përzgjedhjes nga AUTH
- Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti, sipas kritereve të përcaktuara për secilën kategori sipas informacionit të paraqitur në linkun:
https://eurep.auth.gr/en/nominations/international/studies - Në përfundim, AUTH do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Vërtetim studenti.
- Transkript notash.
- Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).
- Letër motivimi.
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat elektronike international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 25/10/2021.
Më shumë informacion rreth Universitetin e Aristoteli në Selanik, Greqi mund ta gjeni në faqen e internetit: https://eurep.auth.gr/en/programmes/erasmusplus
Mbi kurset që ofrohen në gjuhë angleze, lutemi referohuni në linkun:
https://www.auth.gr/en/faculties-en/
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale, Phd Enkelejd Mehilli: mechili@univlora.edu.al
Ose
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT- (1) (1)