njoftime

[:sq]Njoftim për  MATURËN 2021[:]

[:sq]

Të dashur maturantë,

Prej datës 29 Korrik deri më 03 Gusht 2021, ju mund te plotësoni në portalin e aplikimit universitar U-Albania, Formularin A2.

Ju ftojmë të zgjidhni si preferencë të parë, programet e studimit  që ofron Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.

Për vitin akademik 2021-2022, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, vjen më një ofertë akademike të larmishme me 27 Programe të Nivelit Bachelor, 1 Program të Integruar të Studimeve të Ciklit të Dytë, si dhe me 2 programe studimi me Karakter Profesional.

Programet e studimit janë jo vetëm në përputhje me nevojat e tregut të punës në nivel kombëtar dhe rajonal, por njëkohësisht i janë nënshtruar vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit prej Agjencisë  e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, duke përfunduar me sukses këtë proçes. Fakt i cili e rendit dhe diferencon Universtetin “Ismail Qemali”, Vlorë si ndër të vetmet universitete publike që ka realizuar këtë proçes për të gjitha programet Bachelor.

Sjellim në vëmendjen tuaj se Maturantët/kandidatët, që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare, kriteri i përzgjedhjes është veçse përfundimi i studimeve në arsimin e  mesëm të lartë ( diplomë e shkollës së mesme).

Për tu rregjistruar në Programet e Bachelor dhe DND (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë),  ju duhet të  gruponi programet sipas kriterit të mesatares.

Bashkëlidhur gjendet lista e plotë e ofertës akademike, së UV-së.

 

Suksese!

Ju mirëpresim në Universitetin  Ismail Qemali, Vlorë !

A. Fakulteti i Ekonomisë

  1. Bachelor në “Administrim Biznesi”;
  2. Bachelor në “Kontabilitet”;
  3. Bachelor në “Financë”;
  4. Bachelor në “Marketing”;
  5. Bachelor në “Ekonomiks”;
  6. Bachelor në “Manaxhim Turizmi”;

 

B. Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë

  1. Bachelor në “Histori- Gjeografi”;
  2. Bachelor në “Mësuesi për Arsim Fillor”;
  3. Bachelor në “Pedagogji e Specializuar”;
  4. Bachelor në “Mësuesi për Arsim Parashkollor”;
  5. Bachelor në “Gjuhë Italiane”;
  6. Bachelor në “Gjuhë Angleze”;
  7. Bachelor në “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”;
  8. Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Drejtësi;
  9. Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore” me dy profile: “Gazetari dhe Multimedia” dhe “Trashëgimi Kulturore”

 

C. Fakulteti i Shëndetit Publik

  1. Bachelor në “ Infermieri e Përgjithshme”;
  2. Bachelor në “ Infermieri Mami”;

 

D. Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

  1. Bachelor në “ Inxhinieri Elektrike”;
  2. Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”;
  3. Bachelor në “Inxhinieri Navale”;
  4. Bachelor në “Biologji”;
  5. Bachelor në “Kimi”;
  6. Bachelor në “Matematikë”;
  7. Bachelor në “Fizikë”;
  8. Bachelor në “Navigacion”;
  9. Bachelor në: “Informatikë”;
  10. Bachelor në: “Shkenca Kompjuterike”;
  11. Bachelor në: “Teknologji Informacioni”;
  12. “Teknik Laboratori Kimik”, 2 vite akademike, me karakter profesional.
  13. “Akuakulturë dhe higjenë e produkteve të peshkimit”, 2 vjet me karakter profesional

 

 [:]