Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Turqi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Turqi , hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (METU), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i mobiliteteve për studim: 1 (një)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshte 2021-2022”
Granti përfshin:
- Kompensimin mujor: 800 EUR/muaj
- Shpenzimet e udhëtimit: 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë student i vitit të dytë/tretë në Bachelor.
- Të jetë student Master.
- Mund të aplikojnë studentët nga të gjitha fushat e studimit të ofruara nga UV.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në METU.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Merita akademike.
- Kompetenca gjuhësore.
- Prioriteti u jepet:
- Studentëve që nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete gjatë një cikli studimi.
- Studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale, ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje të kartës së identitetit/ pasaportës.
- Transkript notash.
- Vërtetim studenti
- Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze niveli B1 minimalisht (nëse e dispononi).
- Letër motivimi.
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:
- elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën: international@univlora.edu.al
ose
- dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 23/07/2021.
Për tu njohur me kurset e ofruara në gjuhën angleze klikoni në likun: https://catalog.metu.edu.tr/
Më shumë informacion rreth universitetit pritës të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Turqi do të gjeni në https://www.metu.edu.tr/
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision Ad- Hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+KA107 International Credit Mobility.
- Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit Ad-Hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë METU.
- Studentët e nominuar do të mbështeten nga SMPJ për të vazhduar më tej me procesin e aplikimit pranë METU.
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin (akademik) të marrëveshjes PhD. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al ),
Ose
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!