njoftime Thirrje

[:sq]Konferencë Shkencore – Thirrje për punime[:]

[:sq]

Konferencë Shkencore
“Bashkërendimi civil-ushtarak në fushën akademike: sfidë e shekullit të XXI”
Akademia e Forcave të Armatosura, 30.09.2021, Tiranë

 

Thirrje për punime
Akademia e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Universitetin “Barleti”, në Tiranë
organizojnë

Konferencën Shkencore:
“Bashkërendimi civil-ushtarak në fushën akademike: sfidë e shekullit të XXI”

Në kuadër të globalizimit edhe zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike dhe teknologjike, me synim përgatitjen sa më cilësore të profesionistëve të së ardhmes, forcimin e cilësisë akademike, përdorimin e teknologjive të reja, në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare: Akademia e Forcave të Armatosura dhe Universiteti Barleti, organizojnë Konferencën Shkencore me temë: “Bashkërendimi civil-ushtarak në fushën akademike: sfidë e shekullit të XXI”.

Ftojmë studiues nga të gjitha universitetet e vendit, individë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të marrin pjesë.

Konferenca kërkon të trajtojë (por pa u kufizuar) këto tematika:

1. Reforma kurrikulare në arsimin e lartë, shprehje e interesave kombëtare dhe publike;

2. Platformat online të mësimdhënies, sfidat e epokës digjitale në përgatitjen e profesioneve të veçanta;

3. Pedagogjia konjitive në formimin e kompetencave të gjera që i përgjigjen luftrave moderne;
4. Bashkëpunimi i institucioneve të arsimit të lartë për dhënien e diplomave të përbashkëta që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës; (TIK)
5. Kërkimi shkencor dhe inovacioni teknologjik në funksion të politikave të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare;

6. Zhvillimet teknologjike dhe ndikimi i tyre në politikat dhe ekonomitë e vendeve në zhvillim;
7. Përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në funksion të edukimit;
8. Siguria njerëzore në komunikimin dhe ndërveprimin online.

Klikoni për më shumë informacion:

Thirrja e Konferences- versioni ne shqip- final[:]