Thirrje për mobilitete mësimdhënieje në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Kazimierz Wielki (Kazimierz Wielki University) në Poloni.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kazimierz Wielki (Kazimierz Wielki University) në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie për një periudhë 5 ditore pranë Universitetit Kazimierz Wielki për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet mësimdhënie stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2021”
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të jetë i fushës: 040 (Business, administration and law); 050 (Natural, sciences, mathematics and statistics); 0230 (Languages not further defined), sipas fushave të studimit dhe trajnimit referuara ISCED-së (http://uis.unesco.org/sites/default/files/documents/international-standard-classification-of-education-fields-of-education-and-training-2013-detailed-field-descriptions-2015-en.pdf ) dhe të dakortësuara në marrëveshjen IIA.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore)
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
- Kritere të tjera:
– Plani i punës i propozuar; (Argumenti i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës).
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Plani i punës i propozuar (Staff Mobility Agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’ si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit Kazimierz Wielki.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Afatet e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:
- elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
- dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë
brenda datës 15/07/2021
Më shumë informacion rreth Universitetin Kazimierz Wielki mund të vizitoni website: https://www.ukw.edu.pl/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me përgjegjësin e departamentit sipas fushave respektive si më poshtë vijon:
- Asoc Fioralba Vela: fioralba.vela@univlora.edu.al
- Erjon Hitaj: erjon.hitaj@univlora.edu.al
- Asoc Llambrini Sota- llambrini.sota@univlora.edu.al
- Dr Aurora Bakaj- bakaj@univlora.edu.al
- Asoc. Veneranda Hajrulla– veneranda.hajrulla@univlora.edu.al
- Asoc. Monika Hasani- monika.hasani@univlora.edu.al
Ose
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik Kazimierz