Thirrje për mobilitete mësimdhënieje në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Europian Juglindor (South East European University) në Maqedoninë e Veriut.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Europian Juglindor (South East European University) hap thirrjen për mobilitet mësimdhënie stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë stafi i UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2021”
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet mësimdhënie stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Fusha: Marrëdhënie ndërkombëtare.
- Përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur.
- Argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ Grada shkencore.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë.
– Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).
– Vjetërsia në punë.
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë SEEU.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Afatet e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:
- elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al dhe në cc adresën hitaj@univlora.edu.al
- dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë
brenda datës 11/06/2021
Më shumë informacion rreth Universitetin Europian Juglindor mund të vizitoni website: https://www.seeu.edu.mk/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me PhD. Erjon Hitaj: erjon.hitaj@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al, pranë Rektoratit, Kati i I.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik SEEU