[:sq]
PhD. Gjergj Semini, pedagog i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, anëtar i Bordit Organizativ Drejtues të Urologjisë Europiane
Prej vitesh pedagogët e Fakultetit te Shendetit në UV, kanë krijuar traditë pozitive në prezantimin e kërkimeve shkencore përtej kufijve të vendit, në aktivitetet shkencore europiane e më tej. Një prezantim i tillë u realizua në datën 17 mars 2021, në mbledhjen shkencore të Bordit Organizativ Drejtues të Urologjisë Europiane, në të cilën mori pjesë dhe referoi edhe pedagogu i FSH të Universitetit “Ismail Qemali”, PhD. Gjergj Semini, me cilësinë e studiuesit të fushës dhe anëtarit të këtij Bordi.
Bordi Organizativ Drejtues i Urologjisë Europiane është forumi akademik më i rëndësishëm për këtë fushë studimi dhe ka për President, prof. Helmut Haas (Gjermani), Zv. President prof. Fotios Dimitriadis (Greqi), dhe anëtarë: PhD Gjergji Semini (Albania), Aleksandër Khelaia (Gjeorgji) dhe S. Haensel (Holandë).
Objekt i punës së Bordit Organizativ Drejtues të Urologjisë Europiane, është ndërtimi i rrjetit europian të shkëmbimit të kërkimeve dhe të rejave të fundit në fushën e urologjisë, përzgjedhja e temave dhe kontributeve shkencore përkatëse, përzgjedhja e referuesve, koordinimi i kontributeve akademike, paraqitja e tyre në Konferencat Shkencore Ndërkombëtare të radhës, përzgjedhja e vendeve ku do të organizohen ato, si dhe përzgjedhja e lektorëve nga të gjitha vendet e Europës për tematikat shkencore të miratuara.
PhD. Semini, pedagog i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, në FSH prezantoi studimin e tij të fundit me temë: “Ndikimi virusal dhe veçanërisht i Virusit COVID -19, në Sistemin Riprodhues Mashkullor”. Ky studim ishte një ndër 4 temat që u përzgjodhën për t’u referuar në këtë Konferencë Shkencore të radhës.
Të rejat nga shkenca mjekësore u vijnë, në kohë reale, studentëve tanë, opinionit të specializuar por dhe publikut të gjerë, përmes kontributeve të tilla, si në rastin e PhD. Gjergj Seminit. Mund të jetë sfidë e radhës për Universitetin “Ismail Qemali”, të Vlorës, ideja për organizimin e një Konference shkencore Europiane, në Aula Manjën e tij, me këtë tematikë shkencore.
Në vizionin e punës sonë, ka qenë konstante mbështetja e pedagogëve të UV, me qëllim afirmimin e punës shkencore cilësore të tyre në rrethet më elitare kërkimore shkencore europiane e më gjerë.
Pedagogu i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, PhD. Gjergj Semini, Kirurg – Urolog – Androlog, është anëtar i Bordit Drejtues të Andrologjisë Europiane, qysh prej vitit 2019 e në vijin, anëtar i Bordit Drejtues të Andrologjisë Euro – Aziatike, prej vitit 2019 e në vijim, Anëtar i Urdhërit të Mjekut “ANGLES”, në Britaninë e Madhe, prej vitit 2015. Ai është specializuar në Spitalin Universitar Kolegjial të Londrës për Andrologji dhe Urologji Rikonstruktive.
[:]