BURSA STUDIMI NË INSTITUTIN QENDROR HINDI,

njoftime Thirrje

BURSA STUDIMI NË INSTITUTIN QENDROR HINDI,

VITI AKADEMIK 2021-2022

Ambasada e Indisë me qendër në Rumani informon se janë hapur aplikimet për përfitimin e bursave për vitin akademik 2021-2022 në Institutin Qendror Hindi, i cili mbështetet nga Ministria për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Indisë.

Në këtë thirrje ftohen të aplikojnë të gjithë kandidatët potencialë nga Shqipëria të moshës 21-35 vjeç.

Ky program bursash ka  në fokus kryesisht studentë të interesuar për gjuhën Hindi.

Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të plotësojnë kriteret dhe formularin që gjendet në linkun e mëposhtëm.

Kandidatët duhet të dërgojnë dokumentacionin në Ambasadën e Indisë në Rumani, Adresa: 46, Boulevard Aviatorilor Sector -1 Bucharest 011864 Romania deri në datën 6 prill 2021 (afati i fundit).

Kushtet për përfitimin e bursës, përshkrimin e detajuar të programeve të studimit, formulari i aplikimit si dhe informacione të tjera gjenden bashkëlidhur këtij njoftimi.

https://www.eoibucharest.gov.in/docs/1613995252Aavedan_2021-22.pdf

DREJTORIA E INTEGRIMIT, KOORDINIMIT, MARRËVESHJEVE DHE ASISTENCËS

(http://arsimi.gov.al/bursa-dhe-programe-studimi/) në link-un si më poshtë:

http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/njoftim-web-bursa-sllovake_2021.pdf .

http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/F.-Njoftim-shpallje-bursa-n%C3%AB-Indi-11-3-2021.pdf .