Trajnim online për studentë – “Soft & Online Learning Skills” (1-2 Mars 2021)
Projekti Erasmus+ iPEN- “Innovative Photonics Education in Nanotechnology” (Edukimi inovator i Fotonikës në Nanoteknologji, https://ipenche.chania.teicrete.gr/) dhe Akademia e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Grek Mesdhetar (Hellenic Mediterranean University) organizon një trajnim dy ditor (1-2 Mars 2021) mbi Soft & Online Learning Skills për student, por jo vetëm.
Leksionet, në të dy ditët, do të fillojnë në orën 09.00 dhe do të përfundojnë në 12.30. Disa nga temat qe do të trajtohen janë: aftësitë ndërpersonale dhe të komunikimit, menaxhimi i konfliktit, komunikimi, bashkëpunimi, të menduarit kritik, aftësi prezantuese, aktivizmi dixhital etj.
Gjithashtu në 2 Mars 2021, do të realizohen disa lojëra elektronike (nga ora 14.00 – 18.30) me pjesëmarrjen e maksimumit 20 studentë të regjistruar, për të praktikuar anglishten akademike me mbështetjen e një profesori anglisht-folës. Për të qënë pjesëmarrës në këtë seksion ju lutemi kontaktoni Dr. Katerina Zourou në adresën e e-mailit katerinazourou@gmail.com.
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje e cila do të nënshkruhet nga të gjithë koordinatorët e projektit iPEN.
Axhendën e trajnimit e gjeni në linkun: http://tiny.cc/iPENschedule
Për t’u rregjistruar klikoni në linkun: http://tiny.cc/iPENwebinar
Për të marrë pjesë në trajnimin online (Zoom meeting) klikoni në linkun: https://us02web.zoom.us/j/88132522257?pwd=Vk9pMVFXOC9RUlh2WFc3Q0VuRTVZdz09
Në rast se keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni Dr. Konstantinos Petridis në adresën c.petridischania@gmail.com