[:sq]Marrëveshje mbi programin Europian të Shëndetit EU4Health
Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian, pas shumë negociatash, arritën në një marrëveshje mbi programin EU4Health për periudhën 2021-2027, e cila do të sigurojë që BE do të luajë pjesë më aktive në fushën e shëndetit.
Një rol kyç në linjat e programit do të ketë promovimi i shëndetësisë dhe parandalimi i sëmundjeve në përputhje me prioritetet e Europës së Rinovuar, dhe një minimum prej 20% të buxhetit EU4Health i është dedikuar këtyre objektivave.
Në tërësi, programi EU4Health ka një qasje shumë gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit, duke u siguruar që të mundësojë zvogëlimin e pabarazisë shëndetësore ndërmjet shteteve anëtare, duke krijuar gjithashtu një themel më të fortë për bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e shëndetit duke përfituar të gjithë evropianët.
Infomacion më të detajuar gjeni në linket:
https://reneweuropegroup.eu/en/news/1746-the-agreement-on-the-european-health-programme-eu4health/
https://ec.europa.eu/health/funding/eu4health_en
[:]