Aktivitete njoftime seminare

[:sq] Tkurrja e hapësirës qytetare në demokracinë e Shqipërisë: Studentët dhe Universiteti si një faktor në fuqizimin e hapësirës qytetare[:]

[:sq]

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizon një mini-seri takimesh rinore online, me temën:

Miniseri takimesh rinore online

Tkurrja e hapësirës qytetare në demokracinë e Shqipërisë:

Studentët dhe Universiteti si një faktor në fuqizimin e hapësirës qytetare

2 – 4 dhjetor 2020, 15:00 – 16:00

Në distancë përmes platformës Zoom,

Takimet zhvillohen në datat 2, 3 dhe 4 dhjetor 2020, në orën 15:00 – 16:00. Studentët janë të mirëpritur të regjistrohen në secilën nga këto data, nëpërmjet linkut: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZUrfu-gqjIuH9MFcU5dlka3fOhSzVLRPix0

 

Raportet ndërkombëtare dhe organizatat vendore janë duke i rënë kambanave të alarmit për rënien e demokracisë dhe për nevojën për “t’u përballur me iliberalizmin” në Ballkanin Perëndimor. Raporti i fundit i Nations in Transit 2020 “Rënia e fasadës demokratike” argumenton se liderët politikë të rajonit nuk fshihen më pas fasadës së të bërit sikur e bindjes formale. Ata janë duke sulmuar haptazi institucionet demokratike dhe po mundohen të zhbëjnë edhe ato pak mekanizma kontrolluese që i kanë mbetur pushtetit të tyre. Republika e Shqipërisë u përball me një krizë politike të ashpër në 2019, e cila u pasua nga tërmeti i 2019 dhe pandemia në zhvillim COVID-19. Me thellimin e përgjithshëm të krizës, druajtja për zmbrapsjen nga demokracia dhe pasojat eventuale të saj në hapësirën qytetare po gjejnë gjithmonë e më shumë vend në analizat e aktorëve të ndryshëm.

Sidoqoftë protestat e studentëve në 2018 mbeten një shembull i freskët i rezistencës qytetare e cila vendosi universitetin dhe akademinë në qendrën e vëmendjes së shoqërisë dheshtetit.Kjo vëmendje ishte e shkurtër, por intensive. Pavarësisht arritjeve, protesta tregoi fuqinë e organizimit qytetar vetanak. Për të kuptuar potencialin që gjendet në këtë grup shoqëror si një faktor mundësues për fuqizimin e hapësirës qytetare, kuptimin e hapësirës qytetare dhe angazhimit qytetar, po aq sa edhe të mirat e kontributit në shoqëri qoftë përmes vullnetarizmit sipas talentit dhe dijes profesionale të gjithësecilit, kjo miniseri takimesh rinore do të hapëdiskutimin për hapësirën qytetare, në një prej instituconeve të saj më të rëndësishme: Universitetit. Studentë anekënd shtetit do të takohen bashkë në distancë, në tre takime të moderuara nga moderatorë me përvojë. Folësi kryesor do të vendosë bazat e diskutimit i cili më tutje do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Takimi i parë | 2 dhjetor 2020 | me studentë nga universitetet “Luigj Gurakuqi”, “Fan Noli”, “Eqerem Çabej” dhe “Epoka”.

Takimi i dytë | 3 dhjetor 2020 | me studentë të universiteteve “Aleksandër Moisiu”, “Ismail Qemali” dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Takimi i tretë | 4 dhjetor 2020 | me studentë nga Universitetet e Tiranës, “Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Nju Jorkut Tiranë.

Luteni të rregjistroni pjesëmarrjen tuaj këtusipas datave të takimeve me universitetet ku studioni.

 

AGJENDA

 

11:45 – 12:00 Rregjistrimi i pjesëmarrësve në takimin online
12:00 – 12:05 Fjala hapëse nga moderatori Gjergji Vurmo| Drejtor Programi, IDM
12:05 – 12:20

12:20 – 12:35

–          Prezantim nga Iliada Korçari | Hulumtuese, IDM

–          Folës kryesorFatos Lubonja | Publicist

12:35 – 12:50 –          Pyetje dhe përgjigje dhe diskutim i hapur
12:50 – 13:00 –          Fjalë përmbyllëse

 

 [:]