[:sq]
BËHU STUDENT NË UNIVLORA, GARANTO SUKSESIN TËND!
A dëshiron të jesh një profesionist i konkurrueshëm në tregun e punës?
A dëshiron të përgatitesh nga një Staf Akademik i kualifikuar?
A dëshiron një jetë studentore dinamike?
A dëshiron Bursë Semestrale në njërin prej 65 universiteteve ndërkombëtare?
A vlerëson Kërkimin Shkencor dhe idetë inovative?
Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, ofron Kurrikula të përshtatshme, bazuar në sfidat e ekonomisë së tregut, për të pajisur dhe aftësuar studentët, me njohuri që u lehtësojnë qasjen me tregun e punës kombëtar dhe rajonal/ndërkombëtar. Bashkëpunimi me biznese të ndryshme, nxit rritjen e perfomancës së studentëve dhe rritjen e mundësisë për punësim të menjëhershëm, pas diplomimit.
UNIVLORA, është një institucion aktiv në implementimin e dijes, gjenerimin e ideve krijuese dhe nxitjen e shkencës, nëpërmjet një mësimdhënieje bashkëkohore sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, ESCO, Deklaratës së Bolonjës dhe Kornizës Shqiptare të Kualifikimit.
Për këtë Vit Akademik, UNIVLORA vjen me një Ofertë Didaktike të larmishme, me Programe Studimi gjithëpërfshirëse dhe multidisiplinare, të ofruara në mjedise mësimore dhe laboratorike bashkëkohore.
Në UNIVLORA, do të gjeni një paketë shërbimesh të integruara për studentin duke përfshirë:
• Aktivitete kulturore e sportive
• Pjesëmarrje në Projekte Ndërkombëtare
• Bursa në bazë të nevojës financiare dhe të meritës akademike
• Programe shkëmbimi studentor, në universitete prestigjoze jashte vendit.
UNIVLORA, është i vetmi Universitet Publik në shkallë vendi i cili ka kërkuar akreditimin e të gjitha programeve, duke garantuar diploma të njohura ndërkombëtarisht.
Ne formojmë dhe përgatisim:
– Profesionistë cilësorë, në përputhje me trendin e tregut të punës
– Profesionistë dhe shkencëtarë në shërbim të zhvillimeve dinamike, jo vetëm në kontekstin kombëtar, por edhe në atë europian e më gjerë.
Për të marrë informacione më të detajuara për ofertën akademike, klikoni programet e mëposhtme.
– Sipërmarrje në Turizëm, – Marketing
Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
Departamenti i Ekonomiksit
– Ekonomiks në Sipërmarrje
FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK
Departamenti i Infermierisë
– Infermieri e Përgjithshme
– Infermieri Kirurgjikale
Master i Shkencave:
– në Shkenca Infermierore
Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE
Departamenti i Drejtësisë
– Marrëdhënie Ndërkombëtare
Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
– Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
– Mësuesi për Arsimin Parashkollor
– Mësuesi për Arsimin fillor
– Pedagogji e Specializuar
– Cikli Fillor me Profil Minor në Ciklin Parashkollor
-Pedagogji e Specializuar Sociale
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
– Mësuesi në Gjuhën Italiane
– Mësuesi në Gjuhën Angleze
– Përkthim dhe Interpretim
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare
– Operacione Industriale/Navale
Departamenti i Shkencave Detare
– Studime të Avancuara Detare
– Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në lëndët Matematikë – Fizikë
Departamenti i Biologjisë
– Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji, me Profil Minor në Kimi
Departamenti i Matematikës
Doktoraturë në Matematikë
Departamenti i Shkencave Kompjuterike
– Teknologji Informacioni – Shkenca Kompjuterike Informatike
– Mësues Informatike për Shkollën e Mesme
– Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët
– Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë
[:]