njoftime Thirrje

[:sq]Qendra e Personel Rekrutimit, do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për Përgatitjen e Oficerit të Ri në Akademinë e Forcave të Armatosura[:]

[:sq]Qendra e Personel Rekrutimit, do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për Përgatitjen e Oficerit të Ri në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2020 -2021, për 60  (gjashtëdhjetë) të drejta studimi, sipas specialiteteve ku arsimi universitar i përafrohet si vijon:

Personel:

(Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti Juridik),

Ndërlidhje (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike),

Logjistikë (Fakulteti Ekonomik),

Xhenio (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit),

Forcë Detare (Inxhinieri Navale),

Pilot (Inxhinieri Mekanike),

Mjekësi (Fakulteti i Mjekësisë),

Sinoptikë (Inxhinieri Gjeoinformatik dhe Gjeografi),

Këmbësori (Fakultetet e tjera).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 17 korrik 2020.

1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:
➢ të jetë shtetas shqiptar;
➢ të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
➢ të mos jetë në ndjekje penale;
➢ të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata;
➢ të ketë figurë të pastër morale;
➢ të mos ketë probleme me deportimin;
➢ të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin;
➢ të mos jetë person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale;
➢ në momentin e titullimit oficer aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç (01 Gusht 2021).

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen oficer, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA-së dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç (01 Gusht 2021);
➢ të kenë gjatësinë trupore mbi 170 për meshkujt dhe mbi 165 cm për femrat ;
➢ të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurimit;
➢ të jetë vlerësuar i aftë për të shërbyer në FA gjatë ekzaminimit mjekësor nga NJMU-ja e FA-së;
➢ të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.
➢ të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (sëmundjeve seksualisht të transmetueshme), të mos vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe i lëvizjes) apo të jetë përdorues i lëndëve narkotike;
➢ të jenë në zotërim të diplomës së arsimit të lartë, (minimumi bechelor) brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe të ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe të ketë notën mesatare të të gjitha viteve të arsimit të lartë, jomë pak se 6(gjashtë);
➢ të mos jetë i larguar nga puna në administratën qendrore ose lokale (nëse ka qenë i punësuar para aplikimit), për shkelje të dispozitave të kodit të punës ose legjislacionit në fuqi.
➢ Kanditatët që rekrutohen nga radhët e FA-së (nga radhët e ushtarëve dhe nënoficerëve) përveç kritereve të cituara më sipër duhet:
1. të kenë vlerësimin e fundit të punës jo më pak se “shumë mirë”;
2. të mos kenë asnjë masë disiplinore në fuqi.

➢ Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përcaktuara, skualifikohet.

2. Procedurat e aplikimit
2.1. Kërkesën për të marrë pjesë në konkurrim, kandidatët ia adresojnë pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit. Kërkesa do të bëhet sipas modaliteteve të trajtuara në Aneksin A.
2.2. Kandidatët që rekrutohen nga radhët e ushtarëve/detarëve apo nënoficerëve aktivë, një kopje të kërkesës do t’ia drejtojnë komandës ku kryejnë shërbimin aktiv. Komandat brenda 5 ditësh nga marrja e kërkesës lëshojnë një rekomandimin për pjesmarrjen e kandidatit në konkurrim dhe cilësitë e tij.
3. Dokumentet për regjistrim:
3.1 Kandidatët që do të rekrutohen për ndjekjen e studimeve brenda vendit, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Në fazën e regjistrimit
➢ kërkesë me shkrim;
➢ formular me të dhëna personale sipas formatit të përcaktuar në aneksi A;
➢ fotokopje e kartës së identitetit;
➢ fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimimit të lartë së bashku me listën e notave të lëndëve;
➢ fotografi për dokument (4×6), 2 copë;
➢ formularët e vetëdeklarimit, të cilët plotësohen pranë QPR-së në momentin e dorëzimit të dokumentacionit;
➢ raport mjekësor të lëshuar nga mjeku i familjes i qendrës shëndetësore të vendbanimit.
➢ analizat e gjakut për hepatitin B dhe C, HIV/AIDS dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ose bangat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.

b) Në përfundim të testimit ;

Kandidatët që janë kualifikuar në testimet e zhvilluara, brenda 5 ditëve duhet të paraqesin dukumentacionin e mëposhtëm:
➢ dëshmi penaliteti;
➢ vërtetim nga gjykata;
➢ vërtetim nga prokuroria;
➢ vërtetim nga përmbarimi;
➢ raporti mjekësor i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor i Njësisë Mjekësore Ushtarake.

3.2 Qendra e Personel Rekrutimit të sigurojë dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
3.3 Kandidatët të sigurojnë vetë dokumentacionin e kërkuar në rastet kur për arsye teknike ai nuk mund të shkarkohet nëpërmjet portalit nga QPR-ja.

4. Datat e testimit:
Testi i Gjuhës së Huaj (anlisht): 20.07.2020
Testi Fizik: 21.07.2020
Testi Intelektual: 22.07.2020
Testi Psikologjik: 22.07.2020

 

Për më teper informacion shiko linkun më poshtë:

Oficer Aktiv

 [:]