Qendër për Vizitorë në Kuvendin e Shqipërisë


Ju informojme  referuar ndërtimit të një Qendre për Vizitorë në Kuvendin e Shqipërisë, nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), përmes projektit të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në mbështetje të parlamentit për edukim qytetar.

Në kuadër të përgatitjeve, Kuvendi në bashkëpunim me NDI ka filluar një proces konsultimi në lidhje me funksionet dhe aktivitetet që mund të organizohen përmes kësaj qendre. Për shkak të rrethanave, konsultimet do të bëhen përmes mjeteve elektronike, pyetsorëve online apo video konferencave. Pas përfundimit të procesit të konsultimit, do të hapet një konkurs publik propozimesh për dizajnin e qendrës së vizitorëve i cili do të reflektojë mbi funksionet dhe aktivitetet që parashikohen të organizohen në qendrën e vizitorëve.

Si partnerë të Kuvendit dhe në mbështetje të Memorandumeve të Bashkëpunimit, lutem të jeni pjesë e këtij procesi konsultimi, nëpërmjet një pyetësori të cilin mund ta aksesoni në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfcBTALHXJNsSXSkYRzeWiG_f-p4dZVwBiWt2U9pOgadwbYbg/viewform?usp=sf_link

Pyetësorin mund ta gjeni dhe në faqen e Kuvendit në adresën e më poshtme.

http://parlament.al/News/Index/9988

Do të vlerësonim nëse mund të na jepni mendimet tuaja brenda datës 9 Prill, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi ngritjen e qendrës së vizitorëve. Mendimi juaj do të reflektohet në përgatitjet për dokumentacionin për konkursin e ideve dhe në diskutimin e funksioneve dhe aktiviteteve në qendrën e vizitorëve.