Thirrje për aplikim për bursa në Poloni


 Thirrje për aplikim për bursa

 Qendra Institucionale për Frankofoninë në Poloni, ofron në kuadrin e Programit të Bursave Stefan Banach, trajnime në fushat e inxhinierisë, teknologjisë, bujqësisë dhe shkencave të natyrës.

 

Pjesëmarrja në Program mundëson studime të ciklit të dytë (program Master), pa tarifë studimi në Poloni, nën kujdesin e Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë, në fushat e mëposhtme të studimit:

  • inxhinieri dhe shkencat teknike;
  • shkencat bujqësore;
  • shkencat dhe shkencat natyrore.

 

Programi i adresohet vetëm disa vendeve, përfshirë dhe Shqipërinë.

Thirrja e këtij viti për aplikime sapo është shpallur dhe ka si afat datën 16 mars 2020.

Për më shume info, të interesuarit për aplikim mund të marrin në linkun e mëposhtëm:

 

https://nawa.gov.pl/en/nawa/news/become-a-nawa-scholarship-holder-with-banach-programme