[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Shteteror të Shkencave të Zbatuara (State University of Applied Sciences) në Racibórz
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin Shteteror të Shkencave të Zbatuara (State University of Applied Sciences) në Racibórz, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 3 (tre) bursa studimi për një periudhë 5 (pesë) mujore për semestrin pranverë 2020.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (PWSZ), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
[:]