[:sq]
Ju bëjmë me dije se Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus, për vitin akademik 2020-2021, ka shpallur programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë.
Ju lutemi shpërndarjen e këtij njoftimi sa më gjerë.
Theksojmë se të gjithë kandidatët duhet të aplikojnë ONLINE në faqen e Fondacionit TEMPUS apply.stipendiumhungaricum.hu deri në datën 15 janar 2020 (afati fundit). Përveç kësaj, kandidatët duhet të dorëzojnë detyrimisht nëpërmjet postës në adresë të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të gjithë dokumentet e ngarkuara në sistemin online sipas kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Publik Tempus deri në datën 18 janar 2020 (afati i fundit).
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
BA_MA_OTM_Call_for_Applications_2020_2021
PhD_Call_for_Applications_2020_2021[:]