[:sq]
QENDËR SIMULATORE PËR TRAJNIM SHËNDETËSOR pranë Fakultetit të Shëndetit Publik
Për herë të parë në vitin akademik 2019-2020 në Fakultetin e Shëndetit Publik, Universiteti i Vlorës, filloi funksionimin Qendra Simulatore për Trajnim Shëndetësor, që synon përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor-didaktik në programet e Infermierisë në të gjitha ciklet e studimit në Fakultetin e Shëndetit Publik, si dhe në aktivitetet e edukimit në vazhdimësi (Life Long Learning).
E ardhmja e edukimit infermieror është tek simulatorët që rrisin vet-besimin: manekinët e kompiuterizuar që performojnë një gamë të gjerë situatash shëndetësore. Përdorimi i tyre, si strategji edukative dhe trajnuese rrit sigurinë e pacientëve dhe të optimizon shërbimin shëndetësor, duke u dhënë mundësi studentëve të infermeirisë të praktikojnë aftësitë profesionale, mendimin kritik dhe vendim-marrjen klinike në një mjedis të sigurtë, të kontrolluar dhe pa rrezik potencial mbi jetën e pacientit.
Kjo qendër është multifunksionale dhe do të shërbejë për disa nivele profesionistësh shëndeti:
- Trajnimin e studentëve të infermierisë, që do të sjellë përmirësimin e performancës së studentëve në provimin e praktikës (në diplomim dhe marrjen e liçencës).
- Trajnimin e personelit shëndetësor, që do të kenë nevojë të përditësohen me teknikat e reja profesionale,
- Trajnimin e familjarëve të të sëmurëve kronikë, që kanë nevojë për trajtim në shtëpi.
Lista e procedurave simulatore, të ofruara nga Qendra Simulatore për Trajnim Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit Publik, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë.
Manikin traume (Surgical Trauma Training Manikin)
Procedurat:
- Simulim krikotiroidotomi
- Simulim për inserimin e tubit torakal.
- Simulim i perikardiocentezës
- Simulim dekompresioni i kraharorit
- Simulim i trakeostomise perkutane
- Simulim i lavazhit peritoneal diagnostik
- Simulimi i shpimeve IV
Manikin simulator (CAE Juno basic)
Eksperiencat klinike të simuluara.
- Insufiçenca kardiake kronike e rënduar
- Gjakrrjedhja gastrointestinale si pasojë e variçeve ezofageale.
- Vlefshmëria e aftësive
- Menaxhimi i astmës në qendrat e kujdesit në familje
- Kujdesi post-operator për pacientët me komplikacione- pneumonia.
- Kujdesi në aspirim dhe trakeostomi, me hipoksi.
- Vlerësimi bazë i pacientit gjatë ripozicionimit të baçinit.
- Kujdesi postoperator i pacientëve me rupturë të divertikujve.
- Çrregullime dhe paaftësi e moderuar e të mësuarit.
- Demencë dhe infeksione të traktit urinar në pacientët me çrregullime DNR.
Manikin për demostrim lindjeje (The Noelle S550 Maternal and Neonatal Birthing Simulator’s)
- Simulim lindjeje nga një manikin simulator femër me masë të plotë e lëvizshme
- Rrugë respiratore të inflatueshme me lëvizje torakale
- Reanimin Kardio pulmonar i jashtëm (eCPR)
- Krah për injeksione IV për medikamente dhe likide
- Mbulesë e lëvizshme stomaku
- Manuvra praktike të Leopoldit
- Tone kardiake fetale të ndryshme
- Sistem automatik i lindjes
- Matje e zbritjes së kokës dhe dilatacion i cerviksit
- Pozicionime të shumta të plancentës
- Cervikse të ndërrueshme të dilatatuara
- Praktikim i suturimit pas lindjes në pjesë të vulvës
- Një i sapolindur i lëvizshëm me placentë
- Një i sapolindur për reanimim me rrugë respiratore për intubim dhe vend për kateter umbelikal
- Modul i ri i palpacionit dhe hemoragjisë post partum
- Monitor dhe vende për ventilimet, kompresione torakale me paketën e kodit blu Omni™ Code Blue®
[:]