njoftime

[:sq]Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Zielona Gora, Poloni[:]

[:sq]Në datën 8 nëntor 2019 në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë u nënshkruan dy marrëveshje, një Memorandum Mirëkuptimi dhe një Marrëveshje e Përgjithshme për Bashkëpunim Akademik, midis Universitetit Zielona Gora, Poloni dhe Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Prof. Marek Smoluk, i dërguar i posaçëm nga Rektori i Universitetit Zielona Gora, Poloni, prof. Tadeusz  Kuczyński, i dorëzoi Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, prof. Roland Zisit, dy marrëveshjet në fjalë të nënshkruara nga Rektori i këtij universiteti. Prof. Marek Smoluk theksoi frymën e bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për mikëpritjen e rezervuar në institucionin tonë. Përpos këtij takimi, prof. Smoluk realizoi edhe një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë, gjuhë angleze, po në datë 8 nëntor 2019, si dhe kumtoi si i folur nderi në konferencën e katërt për studime gjuhësore, letrare dhe kulturore, të organizuar në datën 9 nëntor 2019 nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja.

 

 

 [:]