Festohet 25 vjetori i Universitetit “ Ismail Qemali”


Në orën 10.30 të datës 23.10.2019, në ambientet e sallës “Rilindja” u zhvillua ceremonia e festimit solemn të 25 vjetorit të themelimit të universitetit “ Ismail Qemali”.

Në ceremoni, përveç studentëve, pedagogëve, dhe punonjësve të UV, morën pjesë edhe shumë të ftuar nga komuniteti qytetar i Vlorës, Akademia e Shkencave, nga institucionet e pushtetit lokal dhe qëndror, biznese, banka, universitete kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nga trupi diplomatik etj.

Takimi festiv nisi me dokumentarin “ 25 vjet UV”, në të cilin u paraqitën disa nga momentet kryesore të jetës së këtij institucioni të arsimit të lartë, si dhe arritje të rëndësishme të tij.

Më pas rektori i UV, prof.dr Roland Zisi, mbajti fjalën e mirëseardhjes. Pasi përshëndeti pjesëmarrësit, dhe falenderoi kontribuesit kryesorë në themelimin dhe manaxhimin e UV, ai u ndal tek arritjet dhe sfidat që paraqet e ardhmja, duke u përqëndruar tek ndërkombëtarizimi i aktiviteteve dhe projekteve të UV, në bashkëveprim me universitete dhe institucione kërkimorë europianë.

Në vazhdim përshëndetën rektori i parë i UV, zoti Sezai Bazaj, zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, dr.honoris causa Behgjet Paçolli, deputetja dhe pedagogia e UV, dr.Vilma Bello, pro-rektore e Universitetit të Prishtinës prof.dr. Myrvete Badivuku dhe rektori i Universitetit “ Fan Noli” Korçë prof.dr. Ali Jashari.

Aktiviteti festiv vijoi me shpërndarjen e çertifikatave “Nderi I Universitetit” për prof.dr. Dhori Kule, prof.dr. Bardhosh Gaçe, prof.as Armela Panajoti, prof.dr. Bilal Shkurtaj, prof.dr. Spiro Caushi, Abdyl Veizaj, dr Muharrem Shehu, Abedin Elmazi, prof. dr Albert Qarri, dr. Bruna Hodo, dr. Diana Kozdine, dr. Flutura Kondili dhe “ Mirënjohje u UV” për dr. Natasha Ahmetaj, prof.dr. Arta Musaraj, prof.dr. Fatmir Mema, prof.dr.Ilirian Mandro, Dhori Karaj, prof.dr. Aurela Anastasi, z. Marcello Quanta, prof.dr. Fatmir Hoxha, prof.dr. Pranvera Lazo, prof.dr.Andronaq Londo, prof.dr.Enver Roshi, prof.dr. Genc Burazeri, si dhe për Spitalin Rajonal Vlorë, Spitalin Rajonal Fier dhe Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe transmetoi tek të pranishmit imazhin dinjitoz të UV në kontekstin e botës universitare shqiptare dhe europiane si dhe mesazhin motivues se sfidat e së ardhmes presin prej nesh maksimumin.

 

Konferencë Jubilare, 23 tetor 2019

25 vjet Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Fjala përshëndetëse e Rektorit prof. dr. ROLAND ZISI

 

Zonja dhe zotrinj, miq dhe të ftuar, ish profesorë, profesorë dhe studentë!

Mirëserdhët në këtë konferencë jubilare që perkujton 25 vjetorin e themelimit të    Universitetit të Vlorës që mban emrin e babait të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

Në emër të studentëve dhe profesorëve të këtij universiteti si dhe në emrin tim personal Ju falenderoj që vlerësuat ftesën tonë dhe jeni ketu për të kujtuar e festuar sëbashku një nga ngjarjet më të rendesishme të kalendarit arsimor shqiptar, çeljen e Universitetit të Vlores, 25 vjet më parë, në tetor të vitit 1994.

25 vjet nuk janë shumë në jetën e një institucioni arsimor universitar por në këtë çerek shekulli histori, në gjejmë të gjitha argumentet e mundshme dhe legjitime për të formuluar konkluzionin se Universiteti “Ismail Qemali”, është një vepër e spikatur arsimore e njerëzve që e ideuan, zhvilluan dhe e konsoliduan atë ndër vite. Ne festojme sot 25 vjetorin e themelimit zyrtar formal por historia e këtij universiteti i ka rrënjët më thellë e më larg në histori.

Universiteti “Ismail Qemali”, është një vepër e madhe arsimore që i ka rrënjët dhe traditat në fillimin e shekullit të kaluar, kur në vitin 1919, në këtë qytet arsim e liridashës është hapur shkolla e mesme Tregëtare, një ndër shkollat më cilesore dhe më të mira në vend atë kohë, pothuajse në nivelin e një institucioni universitar dhe më vonë Shkolla e Mesme Mjekësore, e vetmja e ketij lloji në vendin tonë.

Kjo traditë u pasurua më tej kur në mesin e shekullit të kaluar, në Vlorë u hapën njëra pas tjetrës, filiali i Universitetit të Tiranës për degën e Ekonomikut, Shkolla e Lartë e Marinës, shkolla e larte e Aviacionit, të cilat së bashku me gjimnazet dhe shkollën e muzikës krijuan atë bërthamë burimesh njerëzore e vlerash arsimore, të cilat mundësuan  rrugëtimin zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali”, në vitin 1994.

Pra, nëse, çlirohemi nga akti zyrtar formal i vitit 1994, dhe marrim për bazë fillestare vitin 1919, ne sot festojmë 100 vjetorin e përpjekjeve arsimore universitare të këtij qyteti e rajoni për të patur universitetin e vetë, përpjekje cilat zgjaten deri në vitin 2019, dhe do të vijojnë edhe në të ardhmen.

UV eshte nje realitet i pakundërshtueshëm arsimor universitar në Shqipëri, ne te cilin kane lene gjurmet e ndritura brezat e studenteve, profesoreve, administratoreve e drejtuesve te cilet ne punen dhe veshtiresite e tyre kane patur mbeshtetje opinionin qytetar vlonjat dhe rajonit jugor, drejtuesit e pushtetit lokal, nder vite,  ne qellimin e perbashket; jetesimin e nje vatre universitare ne sherbim te dijes dhe kultures, edukimit dhe profesionalizmit. Nderim dhe Respekt qytetareve te Vlores dhe rajonit per kete mbeshtetje qe i kane dhene institucionit tonë.

UV eshte veper e ndritur universitare e familjeve te studenteve qe besuan dhe besojne ne profesionalizmim tone, duke i mbeshtetur financiarisht femijet e tyre per te studjuar ne auditoret tona, eshte veper e brezave te studenteve te cilet kane vendosur qe nje pjese te bukur te jetes se tyre ta kalojne me profesoret e ketij institucioni, ne leksione, seminare, laboratore, praktike profesionale, aktivitete e veprimtari kulturore e sportive. Ne ju jemi mirenjohes familjeve te studenteve dhe studenteve, nderim dhe respekt per ata dhe per kete bashkepunim te shkelqyer mes nesh, i cili na kujton se ka gjithmone per te korrigjuar e dicka me shume per te bere ne realizimin e enderrave qe ata kane.

UV eshte veper e ndritur humane dhe arsimore e gjithe drejtuesve akademik dhe administrativ nder vite, profesoreve, asistentprofesoreve, dekaneve, pergjegjesave te departamenteve, laboranteve, teknikeve te cilet kane derdhur gjithe energjite dhe aftesite e tyre ne krijimin e ketij realiteti arsimor unuiversitar cilesor. Nderim dhe Respekt ish rektoreve, prof. Bazaj, prof. Shkurtaj, prof. Shaska, prof. Qarri, ish dekaneve, zvdekaneve, pergjegjeave te departamenteve dhe seksioneve te cilet kane drejtuar me perkushtim e profesionalizem kete universitet.

UV eshte ne te vertete veper e ndritur arsimore e gjithe profesoreve qe kane punuar dhe aktualisht punojne dhe ne kete institucion. Ne perulemi me respekt e nderim te thelle ndaj cdo njerit prej tyre, vleresojme maksimalisht perkushtimin, idealizmin, ndershmerine intelektuale e akademike me te cilat jane ballafaquar ne rrjedhen e viteve ne auditoret e ketij universiteti por edhe jashte tij duke e perfaqesuar ate denjesisht brenda dhe jashte vendit. Lista me emrat e tyre eshte e gjate dhe per ne ata jane te gjithe nderi dhe mirenjohja e Universitetit Ismail Qemali, Vlore.

Ne zhvillimet e reja arsimore ne ditet e sotme UV ka rolin dhe vendin e vete te padiskutueshem. Ai eshte kthyer, fale kontributit te stafeve nder vite, nje institucion arsimor universitar i kerkuar nga studentet dhe familjet e tyre, autoritar dhe cilesor. Ai eshte nje institucion i larte arsimor i akredituar, aktualisht ka filluar puna për akreditimin e programeve te studimit, me nje staf akademik cilesor, ku shumica mbajne graden doktor i shkencave, prof asoc dhe prof. dr. UV eshte nje institucion i nderkombetarizuar dhe ne nje bashkveprim me rrjete universitare europiane e me gjere, me platforma moderne dixhitale te operimit te informacionit dhe kryerjes se procedurave akademike dhe administrative, me shkembime e mobilitete profesoresh, studentesh dhe personel administrativ dhe pjesetare me te drejta te plota ne shumicen e organizatave universitare nderkombetare,

UV eshte perfitues i 3-4 projekteve zhvillimore e kerkimore shkencore ne vit, nga fondet e BE, Ky i fundit i ka akorduar UV çmimin e Ekselencës për burimet njerezore ne kerkim shkencor. UV është i renditur ne vendin e peste, nder 31 universitete shqiptare nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë dhe kohët e fundit është bërë pjesë e rrjetit Magna Charta Universitatum ku bejne pjese rreth 400 universitete Europiane  dhe boterore etj.

Nderim dhe respekt për profesoret dhe studentët e këtij institucioni arsimor në vite!

Rroftë Vlora dhe Universiteti “Ismail Qemali”