njoftime

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim Erasmus+[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos në Itali.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Salernos (University of Salerno ) në Itali në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie për një periudhë 1 javore në Universitetin  e Salernos  në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda muajt Nëntor të këtij vitit akademik.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 180 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 160 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

  • 1 bursë për stafin akademik të fushës E Drejtë Kushtetuese
  • 1 bursë për stafin akademik të fushës Procedurë Penale e Krahasuar

Njoftimi i plote

Formular i aplikimit[:]