njoftime

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në Kazimierz Wielki University[:]

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Kazimierz Wielki University (UKW) në Poloni.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Kazimierz Wielki University (UKW) në Poloni në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 1 (një) bursë studimi/ për një periudhë 5 (pesë) mujore në Kazimierz Wielki University (UKW) në Poloni për semestrin pranverë të vitin akademik 2019-2020.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UKW), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave të studimit: 1 (një)

Kriteret për aplikantët:

  1. Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në Bachelor;
  2. Të jetë student i programit të studimit: Administrim Biznesi, Biologji, Matematikë, Gjuhë Angleze
  3. Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze niveli B2.

Njoftimi i plote

Formulari aplikimit

Katalogu i kurseve[:]