“Erasmus Day – Unë jam Erasmus! Po Ju?” Aktiviteti i Organizuar në kuadrin e ditëve ndërkombëtare dedikuar Erasmus+


Në kuadrin e ditëve ndërkombëtare dedikuar Erasmus+, studentët e UV, pjesëmarrës në programet Alumni të Erasmus+, ndajnë me studentët, pedagogët dhe gjimnazistët, potencialisht studentë të ardhshëm të UV, eksperincën e tyre në mobilitetet e kryera në Universitete të ndryshme të BE-së në kuadër të këtij programi.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë UV-së dhe kishte për qëllim informimin e të rinjve, studentë të UV-së, si dhe gjimnazistëve maturantë të rrethit të Vlorës mbi programin e shkëmbimit Erasmus+  dhe mundësitë që ky program ofron për ta.

Aktiviteti u hap nga fjala e mirëseardhes së Zv. Rektorit për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimit Insitucional Phd. Sokol Bana, i cili përshënndeti aktivitetin dhe ftoi studentët të bëhen pjesë e kësaj eksperience.

Më pas u vijua me prezantimin e Drejtoreshës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, znj. Rezarta Sinanaliaj, e cila foli shkurtimit mbi këtë program, mundësitë që ai ofron për studentët e UV dhe hapat që këta të fundit duhet të ndjekin për t’u bërë pjesë e këtij programi.

Aktiviteti vazhdoi me një video-mesazh përshëndetës nga studentë të tjerë të UV të cilët ndodhen aktualisht duke zhvilluar studimet e tyre në kuadër të marrëveshjeve që ka UV me vendet e programit.

Momenti kulmor i aktivitetit ishte prezantimi i eksperiencave prej studentëve të UV, pjesëmarrës në shkëmbimet Erasmus. Ata ndanë me të pranishmit eksperiencat e tyre personale duke paraqitur jo vetëm aspektin formues shkencor të këtij programi, por edhe aspektin social dhe kulturor të tij. dhën mesazhin : Zgjidh UV- Bëhu student Erasmus dhe ti.

Gjithashtu në aktivitet nuk mungoi dhe përshëndetja e disa studetëve të tjerë Erasmus+ nga shtete të ndryshme të BE-së të cilët nëpërmjet një video interaktive treguan eksperincën e tyre dhe motivuan të pranishmit në sallë të bëhen pjesë e Erasmus+.

Aktivitetin e përshëndeti edhe koordinatroja e projektit europian Green Vlora, Znj. Francine Taleiwale Wong nga Australia e cila ndau me të pranishmit eksperiencën e saj si një person jorezident, sfidat dhe kapërcimin e tyre si dhe përshtatjen me një kulturë të re. Ajo ftoi studentët të mos hezitojnë port ë behen pjesë e progtrameve të finacuara nga BE.

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit duke përfshirë këtu dhe shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafit akademik dhe administrativ, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.

 

Statistika:

Aktualish UV numëron 50 Marrëveshje Ndër-Institucione me Universitete nga vendet e programit .

Përgjatë vitit akademik 2018-2019 UV ka realizuar në total 113 shkëmbime të ndara respektivisht:

27 personel mësimdhënës dalës

18 personel mësimdhënës hyrës

19 personel trajnimi dalës

10 personel trajnimi hyrës

23 student për studim dalës

7 student për studim hyrës

7 student për praktikë dalës

2 studentë për praktikë hyrës

Ky numër çdo vit akademik vjen në rritje.