[:sq]
NJOFTIM
“Për procedurën e reduktimit 50% të pagesës së tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në programet e Ciklit të dytë të studimeve, në vitin akademik 2019 – 2020”
Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje te tarifës vjetore të studimit në programet e Ciklit të Dytë të Studimeve në IAL-të publike”
Njoftojmë:
Studentët që studiojnë në Universitetin “Ismail Qemali” në Ciklin e Dytë të Studimeve, mund të përfitojnë reduktim 50% të tarifës së studimeve nëse plotësojnë kriteret e mëposhtme dhe dorëzojnë dokumentacionin vërtetues.
- Studentë me aftësi të kufizuara, vërtetuar me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit të Aftesisë për Punë.
- Studentë, fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
- Studentë familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore.
- Studentë deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve.
- Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
- Studentë deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë.
- Studentë që fillojnë vitin e parë të studimeve Master në IAL publike dhe kanë përfunduar Ciklin e Parë të studimeve në IAL publike me notë mesatare vjetore 9(nëntë) deri në 10(dhjetë).
- Studentët që rezultojnë me notën mesatare 9(nëntë) deri në 10(dhjetë) të regjistruar në vitet pas të parit dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin paraardhës.
- Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.
- Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
- Studentët romë dhe ballkano – egjiptianë të konfirmuar të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale.
- Studentët fëmijë të ish – të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
Dokumentacioni pranohet brenda datës 30 Nëntor 2019
Formulari i aplikimit: PRAKTIKË PËR REDUKTIM 50% NGA DETYRIMI PËR PAGESËN E TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR STUDIMET E CIKLIT TË DYTË 2019-2020, mund të shkarkohet ketu.
Shkarko FORMULARIN e aplikimit
Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti pranë Zyrës se Studentit në fakultetin përkatës.[:]