[:sq]
NJOFTIM PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE (BACHELOR) PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020
Bazuar në VKM nr. 39, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime në VKM nr. 903, datë 21.12.2016, Për përcaktimin e kritereve dhe përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë»,
Njoftojmë se:
Studentët mund të aplikojne për bursë me dokumentacionin vërtetues sipas kritereve të caktuara, pranë Zyrës së Studentit në fakultetin e tyre, në momentin e regjistrimit ose në momentin e plotësimit të kritereve dhe dokumentacionit.
Pagesa e bursës bëhet prej fillimit të vitit akademik ose në muajin pasardhës, nga momenti I aplikimit të studentit gjatë vitit akademik.
Bursa është 10000 leke dhe jepet në llogarinë bankare të studentit, pas verifikimit të frekuentimit të tij në sekretari.
KATEGORITË DHE LISTA E DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PARAQESIN APLIKANTËT SIPAS KATEGORIVE PËRFITUESE.
- Student ekselent;
- Studentët e pranuar në vitin e parë akademik me notë mesatare vjetore nga 9(nëntë) deri në 10(dhjetë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë. Kjo kategori përcaktohet sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA.
Dokumentacioni i studentit.
- Formulari i aplikimit.
- Fotokopje e Kartës së identitetit.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar nga 9(nëntë) deri në 10(dhjetë) të vitit paraardhës akademik, të përllogaritur me kreditet, dhe notat e atij vitit akademik, do te nxirren nga vete Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë.
Dokumentacioni i studentit.
- Formulari
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët nga shtresa në nevojë.
- Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.
Dokumentacioni i studentit
- Formulari i aplikimit.
- Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike, vlera e shprehur në shifra dhe fjalë (dokument original i lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore).
- Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues.
- Çertifikatë familjare (e-albania).
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat. (e-albania).
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë;
Dokumentacioni i studentit
- Formulari i aplikimit.
- Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues.
- Çertifikatë familjare.
- Çertifikatë martese.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit për secilin prej bashkëshortëve student.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve( e-albania) ose Njësia e Qeverisjes Vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit tëAftesisë për Punë (KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
Dokumentacioni i studentit;
- Formulari i aplikimit.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Vërtetimi i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (vërtetim origjinal ose kopje e noterizuar) për studentin me aftësi të kufizuar.
- Vërtetim nga ISSH për pagesën e aftësisë së kufizuar.
- Vërtetim origjinal që studenti përfiton pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuara me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).
Dokumentacioni i studentit.
- Formulari i aplikimit
- Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (për të dy prindërit);
- Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit të invaliditetit ose të pagesës si person me aftësi të kufizuara, (për të dy prindërit).
- Vërtetim origjinal me të cilin vërtetohet se të dy prindërit e studentit përfitojnë pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve( e-albania)/ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë
Dokumentacioni i studentit.
- Formulari i aplikimit.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
- Vërtetim nga ISSH për të dy prindërit që janë pensionistë duke specifikuar edhe masën e pensionit
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania, ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
Dokumentacioni i studentit
- Formulari i aplikimi
- Çertifikatë familjare.
- Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit për njërin prind.
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
- Çertifikatë vdekjeje e prindit, për studentët të cilët kanë vetëm njërin prind.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania)/ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.
- Numër.llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
Dokumentacioni i studentit
- Formulari i aplikimit.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentëve aplikues.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Vërtetim se dy fëmijët e parë të familjes janë studentë nga Fakulteti përkatës ku janë student dhe vazhdojnë studimet.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve(portali e-albania)ose Njesia e Qeverisjes Vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit
- Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç
Dokumentacioni i studentit
- Formulari i aplikimit.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Çertifikatën e vdekjes së dy prindërve.
- Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe rinisë, Shërbimi Social Shtetëror.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç.
Dokumentacioni i studentit.
- Formulari i aplikimit
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit).
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
- Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
Dokumentacioni i studentit.
- Formulari i aplikimit
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës(Ministria e Brendshme) për përfitimin e statusit ligjor për trajtimin si viktima të trafikut të qënieve njerëzore.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
- Numër llogarie bankare në emer te studentit
- Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”
Dokumentacioni i studentit;
- Formulari i aplikimit
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Çertifikatë vdekjeje e prindit që ka humbur jetën.
- Vërtetim nga Ministria e Brendshme përkatëse për prindin e studentit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak tëdetyrës.
- Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
- Numër llogarie bankare në emër të studentit.
Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.
- Studentët nuk përfitojne bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:
- Studentët e vitit të dytë dhe te tretë që nuk kanë plotësuar kreditet për të kaluar në vitin pasardhës.
- Janë ndarë nga trungu familjar.
- Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private.
- Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi.
Dokumentacioni dorëzohet në Zyren e Studentit pranë fakultetit përkatës.
FORMULARI I APLIKIMIT MUND TE SHKARKOHET KETU
[:]