Projekti Europian TEAVET në fazën e implementimit!


Projekti Europian TEAVET në fazën e implementimit!

Mbyllet me sukses takimi i partnerëve të projektit TEAVET nën Programin Europian Erasmus +, në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, në kuadër të D.4.4 për implementimin e kurseve të trajnimit të mësuesve të nivelit të arsimit parauniversitar për këtë vit akademik.

Ekspertët europianë partnerë nga “Universiteti i Leonit, Spanjë”, “Universiteti i Turkut, Finlandë”, “Universitetit të Kremsit mbi Danub, Austri”, si dhe partnerët shqiptarë nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë referuan dhe diskutuan mbi aktivitetet parapërgatitore të organizimit të kurseve të trajnimit në çdo universitet shqiptar partner në projekt.

8 module trajnimi me 1 dhe 2 kredite janë gati të zhvillohen së shpejti në 8 universitete shqiptare. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është partner aktiv në implementimin e plotë të qendrave LLL për trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve.

Për më shumë,  kliko në faqen e dedikuar të MASR për trajnimet e mësuesve: https://trajnime.arsimi.gov.al/

Si dhe faqen në web të projektit  TEAVET: https://teavet.org/

Si dhe  në Facebook: Projekti TEAVET

Në Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, trajnimet për mësues do të hapen së shpejti duke filluar nga muaji Tetor dhe do të jenë me tarifë falas këtë vit akademik.