THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN MARRËDHËNIET SHQIPTARO-KINEZE: TRADITA, GJENDJA DHE PERSPEKTIVA


THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN

Marrëdhëniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare në 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës

Tiranë-Vlorë, 10-13 tetor 2019

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Beijing Foreign Studies University – BFSU), Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, si dhe të disa institucioneve të tjera universitare-akademike dhe kulturore, do të organizojë më 10-13 tetor 2019 Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Marrëdhëniet Shqiptaro-Kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva.

Përveç studiuesve të ftuar nga institucionet organizatore, konferenca do të jetë e hapur për të interesuar të tjerë.

Qëllimi i konferencës do të jetë ndriçimi i marrëdhënieve shqiptaro-kineze në tri përmasa: historinë, gjendjen e sotme dhe perspektivën.

Gjuha e conferences: Shqip, Anglisht, Kineze.

Problematika propozuar nga komiteti shkencor organizator është përfshirë, jokufizuese:

I. Çështje kulturore

– Imazhi i Kinës në përfytyrimet shqiptare;

– Studimet shqiptare në Kinë, sinologët shqiptarë për Kinën;

– Filmi shqiptar në Kinë.

II. Çështje të historiografisë dhe diplomacisë

– Roli i diplomacisë kino-shqiptare në raportet ndërkombëtare;

– Marrëdhëniet kino-shqiptare në të gjitha periudhat historike.

III. Çështje të lidhjeve ekonomike

– Ndihmat kineze për Shqipërinë;

– Ndryshimet në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve;

– Shqipëria në kuadër të nismës 16+1 dhe të nismës TheBelt andRoad.

Data te shtrira ne afate te reja per dergimin e propozimeve.

Kalendari i përgatitjes së konferencës dhe i komunikimit me të interesuarit për pjesëmarrje është si më poshtë:

Pranimi i temave dhe abstrakteve: 20 Gusht 2019

Konfirmimi i pjesëmarrësve nga komiteti shkencor: 10 Shtator 2019

Mbajtja e konferencës: 11-13 tetor 2019

Dorëzimi i varianteve për botim të kumtesave: 20 dhjetor 2019.

Botimi i akteve dhe përurimi: gjatë vitit 2020.

Regjistrimi i pjesëmarrjes është pa pagesë.

Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të dërgojnë titullin dhe abstraktin e punimit në adresën elektronike

konferenca70@gmail.com

që administrohet nga sekretaria e komitetit shkencor.