A doni të merrni pjesë në punën e Parlamentit gjerman?


Bundestagu Gjerman ju fton së bashku me: Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin, Technische Universität Berlin me Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për pesë muaj në
Berlin. IPS iu drejtohet të rejave dhe të rinjve me kualifikim të lartë dhe me interes politik, të cilët kanë vullnetin për t’u kthyer pas përfundimit të programit në atdhe, për të formësuar atje në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi të ardhmen demokratike të vendit të tyre. Bundestagu Gjerman, Parlamenti gjerman, u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 13 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe që të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.
Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman.

Njoftimi i plote