njoftime

[:sq]Thirrje nga Universiteti Torinos[:]

[:sq]Thirrje nga Universiteti Torinos

Universiteti i Torinos shpall thirrjen për bursa për studentë vizitorë në Departamentin e Filozofisë dhe kurse të reja në Departamentin e Studimeve historike.

Departamenti i Filozofisë dhe Shkencave të Edukimit ofron 3 bursa mobiliteti për studentët nga universitetet jo-italiane për vitin akademik 2018-2019.
Programi i bursave është pjesë e “Departamentit të Projektit të Përsosmërisë” të Ministrisë Italiane për Universitetin dhe Kërkimin.

Afati përfundimtar është deri më 3 Maj 2019.
Më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të merrni në linkun: https://www.dfe.unito.it/do/bandi.pl/Show?_id=1z98

Gjithashtu, Departamenti i Studimeve Historike u ofron studentëve të huaj lëndë të reja që ofrohen në gjuhën Angleze në nivelin Bachelor (BA) dhe Master (MA).
Për më shumë informacion mund të kontaktoni prof. Eleonora Belligni me e-mail: eleonora.belligni@unito.it si dhe të shikoni linkun: https://www.dipstudistorici.unito.it

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e e-mail-it: international@univlora.edu.al ose të paraqiteni pranë Rektoratit, Kati i I-rë.[:]