Në mjediset e rektoratit, firmoset marrvëshja e mirëkuptimit me një nga operatoret më të fuqishëm në botë në fushën e inovacionit dhe kërkimit shkencor të aplikuar mbi energjitë e rinovueshme, Step Impianti Srl me qendër në Trieste, Itali.


Në mjediset e rektoratit, firmoset marrvëshja e mirëkuptimit me një nga operatoret më të fuqishëm në botë në fushën e inovacionit dhe kërkimit shkencor të aplikuar mbi energjitë e rinovueshme, Step Impianti Srl me qendër në Trieste, Itali.
Nje delegacion i kryesuar nga presidenti i Kompanise, Zoti Trio, shoqëruar nga CEO Maurizio Bonacci si dhe nga koordinatore për Shqiperine, Zonja Lumturi Hoxha, ishin pjese e takimit me palën përfaqësuese të Universitetit të Vlorës kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Roland Zisi, Administratore Mirela Duka, Dekani i Shkencave Teknike Prof. Ass. Dr. Hajdar Kicaj si dhe i ftuar përfaqësues nga operatorët e energjisë në vend.
Pas një përfaqësimi të dy institucionet mbi profilet dhe arritjet, u identifikuan fushat e perbashketa te interesit për sa i takon integrimit të stafit akademik dhe studentë ekselente në projekte të mirëfillta me karakter studimi dhe analize të dhënash, projektim dhe implementim të zgjidhjeve më të fundit teknologjike në rritjen e eficencës së përdorimit të energjisë elektrike dhe uljen e kostove te saj me një impakt pozitiv mjedisor në kushtet e një zhvillimi të qëndrueshëm rajonal.
Me interes të veçantë u diskutua nisja e projekteve konkrete në mbështetje të nevojave të Universitetit si përfshrja aktive e studentëve në këto nisma duke marrë përsiper edhe rritjen e kompetencave praktike profesionale për t’u certifikuar si ekspertë në zgjidhje dhe instalime të energjive të rinovueshme bazuar në teknologjitë më të avacuara europiane dhe më gjerë.
Kjo marrëveshje mirëkuptimi i hap rrugë bashkëpunimeve në vazhdim në terma konkrete specifike dhe do t’i shërbejë forcimit të komponentit të kërkimit shkencor si dhe rritjes së rolit dhe performancës së Universitetit në rajon duke u mbështetur në objektivat e planit shtrategjik.