Më datë 27.03.2019, specialist të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, realizuan takime informuese me Studentë dhe Grupet e Punës


Më datë 27.03.2019, specialist të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në mjediset e Universitetit “ Ismail Qemali”, Vlorë realizuan takime informuese me Studentë dhe Grupet e Punës të ngritura në nivel Njësie Kryesore në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS).

Gjatë takimit studentët u informuan mbi rëndësinë dhe qëllimin e SKS si një nga mekanizmat kryesorë të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë për matjen e kënaqësisë së studentëve. Proçesi i plotësimit të pyetësorit të SKS-së do të realizohet online, ku në adresën elektronike të studentëve do të dërgohet link-u për akses të pyetësorit dhe kodi përkatës. Ruajtja e anonimati të studentëve është një prej parimeve bazë që do të udhëheq gjithë procesin e përpunimit të të dhënave, duke inkurajuar kështu studentët tju përgjigjen sinqerisht pyetjeve.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë fton të gjithë studentët të përfshihen aktivisht në plotësimin e pyetësorit, si dhe ju lutet për çdo paqartësi ti drejtohen Grupit të Punës të ngritur në Fakultete.