NJOFTIM PËR PËRFITIMIN E PERJASHTIMIT NGA TARIFAT SHKOLLORE 2018-2019.


NJOFTIM PËR PËRFITIMIN E PERJASHTIMIT NGA TARIFAT SHKOLLORE 2018-2019.

     Bazuar në VKM nr. 40, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime në VKM nr. 269, datë 29.03.2017, Për përcaktimin e e kategorive te individeve  qe plotesojne kriteret e pranimit ne nje program te ciklit te pare te studimeve,ne nje program te integruar te studimeve ose nje program te studimeve profesionale,qe perjashtohen nga tarifat vjetore te shkollimit », të ndryshuar, pika 4.1:

“Përjashtimisht, për vitin akademik 2018-2019, të gjithë studentët e regjistruar në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e ciklit të parë të studimeve, që plotësojnë kriteret e VKM nr.269, datë 29.03.2017, të ndryshuar dhe nuk kanë përfituar perjashtim nga tarifa me vendim të Bordit të Administrimit të Universitetit, mund të plotësojnë formularin e kërkesës dhe dokumentacionin provues të plotësimit të kritereve përkatëse për të përfituar nga e drejta për perjashtim nga tarifa  sipas këtij vendimi, brenda 20 (njëzete) ditëve nga data  e botimit ne fletoren zyrtare”.

 

KATEGORITE DHE LISTA E DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PARAQESIN APLIKANTËT SIPAS KATEGORIVE PËRFITUESE .

 

1) Studentët e pranuar në vitin e parë akademik me notë mesatare vjetore nga 9(nëntë )deri në 10(dhjetë) nga sistemi I arsimit të mesëm do te percaktohen sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare  të hartuar dhe të dërguar  nga QSHA.

 

2)Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar

nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) të vitit paraardhës akademik, të përllogaritur me kreditet, dhe notat e atij vitit akademik, do te nxirren nga vete   IAL.

 

3.Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike vlera e shprehur në shifra dhe fjalë (dokument original i lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues;
  4. Çertifikatë familjare (portal e-albania);
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit;
  7. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, për të gjithë anëtarët e familjes  mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë  si tatimpagues për ushtrimin e  aktivitetit privat. ( portali e-albania)

 

4)Bashkëshortët që kanë fëmijë,  dhe janë të dy studente.

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues;
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Çertifikatë martese.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit për secilin prej bashkëshortëve student.
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit;
  7. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve(portali e-albania) ose Njësia e Qeverisjes Vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes  mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë  si tatimpagues për ushtrimin e  aktivitetit privat.

 

5) Studentët, persona me aftësi të kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesisëpër Punë(KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

1.Formulari i aplikimit.

2.. Fotokopje e kartës së identitetit;

  1. Vërtetimi i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (vërtetim origjinal ose kopje e noterizuar) për studentin me aftësi të kufizuar;
  2. Vërtetim nga ISSH për pagesën e aftësisë së kufizuar
  3. Vërtetim origjinal që studenti përfiton pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore.
  4. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  5. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

 

6) Studentët qëi kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, te vërtetuara me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (për të dy prindërit);
  3. Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit të invaliditetit ose tëpagesës si person me aftësi të kufizuara, (për të dy prindërit)
  4. Vërtetim origjinal me të cilin vërtetohet se të dy prindërit  e studentit përfitojnë pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore;
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues;
  7. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit ;
  8. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.
  9. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve( portali e-albania)/ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes  mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë  si tatimpagues për ushtrimin e  aktivitetit privat.

 

7).Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues;
  4. Vërtetim nga ISSH për tëdy prindërit që janë pensionistë duke specifikuar edhe masën e pensionit.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.
  7. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve( portali e-albania,ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë  si tatimpagues për ushtrimin e  aktivitetit privat.

 

8) Studentët që kanë njërin  prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit për njërin prind;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues;
  5. Çertifikatë vdekjeje e prindit, për studentët të cilët kanë vetëm njërin prind.
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  7. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.
  8. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve( portali e-albania)/ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes  mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë  si tatimpagues për ushtrimin e  aktivitetit privat.

 

9) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentëve aplikues;
  4. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  5. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim se dy fëmijët e parë të familjes janë studentë nga Fakulteti përkatës ku janëstudent dhe vazhdojnë studimet.
  7. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve(portali e-albania)ose Njesia e Qeverisjes Vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes  mbi 18 vjec të cilët nuk figurojnë  si tatimpagues për ushtrimin e  aktivitetit privat.

 

10) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Çertifikatën e vdekjes së dy prindërve;
  5. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe rinisë, Shërbimi Social Shtetëror.
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  7. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

 

11) Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit)
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

 

12) Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës(Ministria e Brendshme) për përfitimin e statusit ligjor për trajtimin si viktima të trafikut të qënieve njerëzore.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  6. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

 

 13) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”

  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit;
  4. Çertifikatë vdekjeje e prindit që ka humbur jetën;
  5. Vërtetim nga Ministria e Brendshme përkatëse për prindin e studentit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak tëdetyrës.;
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;
  7. Vërtetim notash nga sekretaria e fakultetit.

 

14).Studente nga komuniteti rome ose egjiptiane,te deklaruar me ane te vetedeklarimit.

1.Formulari i aplikimit.

2.Vetedeklarim te komunitetit(ose shkrese nga shoqata ).

3.Fotokopje e kartes se identitetit.

4.Vertetim Studenti.

5.Vertetim me nota.

 

15) Studentet femije te ish- te denuarve dhe ish-te perndjekurve politike nga sistemi komunist ose femije me prinder te denuar me heqje lirie.

1.Formulari i aplikimit.

2.Certifikate familjare  ose personale.

3.Fotokopje e kartes se identitetit.

4.Vertetim Studenti.

5.Vertetim me nota.

6.Vertetim per statusin e te perndjekurit politik nga Ministria perkatese.

                                                                                                          

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit është më 18 SHKURT 2019.

Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.

Studentët humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:

  1. Studentët e vitit të dytë dhe te trete qe nuk kane plotesuar kreditet per te kaluar ne vitin pasardhes
  2. Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;

 

FORMULARI PËR PËRJASHTIM NGA DETYRIMI PËR PAGESËN E TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT(pdf)

FORMULARI PËR PËRJASHTIM NGA DETYRIMI PËR PAGESËN E TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT (doc)

https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/02/FORMULARI-PËR-PËRJASHTIM-NGA-DETYRIMI-PËR-PAGESËN-E-TARIFËS-VJETORE-TË-SHKOLLIMIT.docx
Dokumentacioni dorëzohet në Zyren e Studentit prane fakultetit perkates.