Thirrje për mobilitet stafi akademik në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin e Salentos, Itali


Thirrje për mobilitet stafi akademik në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin e Salentos, Itali

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos në Itali, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/ trajnimi për një periudhë 6+2 ditësh;

 

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të dytë të vitit akademik 2018-2019.

 

  • Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë:

  • Shumën prej 140 Euro/ditë për mbështetje individuale.
  • Shpenzimet e udhëtimit prej 275 Euro (vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:

http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

 

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

Numri i bursave për trajnim: 2 (dy)

 

Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie dhe trajnimi:

  • Staf akademik i punësuar me kohë të plotë me kontratë me afat të pacaktuar.
  • Stafi akademik duhet të jetë i fushës së gjuhës së huaj
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore
  • të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
  • Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ grada shkencore
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Motivimi
  • Vjetërsia në punë
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Plani i mobilitetit Mobility Agreement for Teaching/ Training (ku të argumentohet  qëllimi dhe përfitimi individual/institucional i mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

 

 

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 07/01/2018 ora 16:00. Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Për më shumë informacion rreth universitetit pritës vizitoni: https://www.unisalento.it/.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin Prof.Asoc. Frosina Londo Qyrdeti: frosina.londo@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al pranë Rektoratit, Kati i I.

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK

Mobility Agreement Teaching

Mobility Agreement Training

SUKSESE!