[:sq]
NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 108, datë 03.12.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
SPECIALIST JURIST PRANË SEKTORIT JURIDIK, NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË.
Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të mëposhtme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
- Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
Kritere Bazë
- Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë arsim të lartë në shkencat juridike.
- Të zotëroj çertifikatë/dëshmi të njohjes së një prej5 gjuhëve kryesore të BE-së.
- Të ketë eksperiencë në punë.
Kritere preferenciale
- Preferohen kandidatë të cilët kanë diplomë në nivelin “Master i shkencave” në shkencat juridike.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të dëshmuar me dokumentacion ligjor përkatës.
- Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi njohuri të gjuhës angleze.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
- Të ketë kryer trajnime dhe kualifikimeve në fushën e shkencave juridike.
Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Formularin e aplikimit të shkarkueshëm nga faqja zyrtare e Universitetit univlora.edu.al .
- Kopje e letërnjoftimit;
- Kërkesë me shkrim
- Kopje e jetëshkrimit (CV);
- Kopje e noterizar e diplomës/diplomave të studimeve universitare
- Lista e notave të studimeve universitare duhet të jetë origjinale
- Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kopetent.
- Dëshmi apo diploma të studimeve, të trajnimeve dhe kualifikimeve të tjera, te jene te noterizuara.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës
- Kopje e noterizuar e certifikatave ose diplomave të kualifikimeve apo specializimeve;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore ,origjinal, i tre muajve te fundit
- Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së gjuhës së huaj
- Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së kompjuterit
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
- Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqesor me UV-në.
- Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” të cilat duhet të jenë të noterizuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:
Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400 Vlorë, Shqipëri
Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore
Pozicioni përse aplikohet
Afati për aplikim
- Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 05 Dhjetor 2018 dhe përfundon në datën 20 Dhjetor 2018).
- Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 20 Dhjetor 2018, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.
Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
- Nuk lejohet dorëzimi i dokumentacionit dorazi.
- Kandidati që paraqet mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc.
- Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlerësimit të dosjes por që nuk paraqitet në fazën e dytë, të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
Kriteret e vleresimi specialist jurist
Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ
[:]