Aktivitete njoftime

[:sq]Forumi Pabarazitë dhe Dhuna me Bazë gjinore – Perceptimet dhe Roli i të rinjve.”[:]

[:sq]Në ambientet e sallës Rilindja, datë 26.11.2018, ora 10.00 u zhvillua forumi tematik “Pabarazitë dhe Dhuna me Bazë gjinore – Perceptimet dhe Roli i të rinjve.”

Forumi u organizua ne vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese e informuese që po zhvillohen në kuadër të 16 ditëve ndërkombëtare të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. Fokusi ishte tëk roli i të rinjve në zhdukjen e pabarazive gjinore dhe çfarë mund të bëjë çdo i ri duke u nisur nga vetja, të cilat u bënë nëpërmjet bashkëbisedimit dhe shfaqjes së videove ndërgjegjësuese “Jemi të Barabartë”.

Formi u zhvillua me mbështetjen e Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali: Vlorë; Znj. Brikena Puka, Përfaqesuese e Qendrës Psiko Sociale “Vatra” Vlorë, Znj. Ines Xhelili, Përfaqësuese e AWEN (Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri); Znj. Petra Burcher, Drejtore e Bahskepunimit për Zhvillim, Ambasada Suedeze, Znj. Silvana Ngresi, përfaqësuese e Sektorit të Dhunës në Familje për Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë; Znj. Rezarta Andoni, Koordinatore Vendore e Dhunës në Familje në Bashkinë Vlorë.

[:]