[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.75, datë 10.10.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
- Për personel ndihmësakademik Laborant 1 (një ) në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane
Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ
SKEMA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR PUNONJËS NDIHMËSAKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR
Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 79, datë 15.10.2018 të Rektorit, në zbatim të Vendimit Nr. 31, datë 01.03.2017 të Senatit Akademik, pas mbledhjes së datës 17.10.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për punonjës ndihmës akademik me karakter mësimor në pozicionin Laborant në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane, në bazë të kritereve të përcaktuara në shkresën Nr. 211/2 Prot., datë 03.10.2018 të Përgjegjësit të Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Shkencave Humane:
Nr. | Emërtimi | Kriteret e vlerësimit |
1. | Studime universitare “Master” në studime gjuhësore, letrare dhe kulturore në gjuhë të huaj | 20 pikë studime master
30 pike studime master në studime gjuhësore, letrare dhe kulturore në gjuhë të huaj (Max 30 pike) |
2. | Notë mesatare e përgjithshmee ciklit të parë të studimeve | 0,5 pikë për çdo notë në intervalin 7.5-10
Max 2.5 pikë |
3. | Trajnime/kualifikime
Vleresohen me pike trajnime/kualifikime mbi 3 muaj |
5 pikë për trajnim
Max 20 pikë
|
4. | Dëshmi të aftësive kompjuterike | 5 pikë |
5. | Përvojë pune e mëparshme pranë UV-së (në veçanti pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja) | 1 pikë për çdo vit pune pranë UV-së (2 në rastin e përvojës pranë DGJH-së).
Max 10 pikë |
6. | Eksperiencë pune administrative | 1 pikë për çdo vit pune
Max 10 pikë |
7. | Aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup ( dëshmi, trajnimesh afatshkurtra, workshop-esh, aktivitetesh të tjera, pjesemarrje në projekte) | 1.5 pikë për çdo trajnim, projekt ose aktivitet/workshop ku është angazhuar
Max 7.5 pikë |
8. | Intervista | 15 pikë |
Komisioni Ad-Hoc
• Armela Panajoti – Kryetar
• Suela Balilaj – Anëtar
• Erdeta Breshanaj – Anëtar[:]