Fakulteti i Shkencave Teknike kërkon të rekrutojë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike 2 pedagogë me kohë të plotë


NJOFTIM

 Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 80, datë 18.10.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

  1. DEPARTAMENTI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

Fakulteti i Shkencave Teknike  kërkon të rekrutojë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike 2 (dy) pedagogë me kohë të plotë

 

Përshkrimi i vendit të punës:

 Pedagog me kohë të plotë.

  • I profilit Teknologji Informacioni, Informatikë, Shkenca Kompjuterike

 

 Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet duke respektuar prioritetet si më poshtë:

  1. Kandidatët të cilët zotrojnë titullin Profesor, Profesor i asociuar dhe Doktor Shkencash.
  2. Student në ciklin e studimeve Doktor Shkencash në profilet e Shkencave Kompjuterike brenda ose jashtë vendit.
  3. Të diplomuarit në Master i Shkencave në profilet e Shkencave Kompjuterike jashtë vendit të njohura dhe ekuivalentuara nga MASR.
  4. Të diplomuar në Master i Shkencave dhe Bachelor në Universitetet publike brenda vendit, në profilet sipas pozicioneve të përshkruara më sipër.
  5. Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin mesatare aritmetike e të dyja diplomave të Ciklit të Parë dhe të Dytë të Studimeve të jetë mbi notën 8.5.
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  7. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  8. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e UV:
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.

Shkarko njoftimin e plote
Vlerësimi i kandidatëve për punësim

Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ