SEMINAR TRAINUES I FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK


Fakulteti i Shëndetit Publik, Qendra Studimore për Shëndetin Publik organizoi në datë 2 Qershor 2018 në Spitalin Rajonal të Vlorës, pranë ambjenteve  të Telemedicinës seminarin trajnues me temë :

“ Parandalimi i Melanomës – mbrojtja efektive  e shëndetit tuaj”

Melanoma- roli i profesionistëve të  kujdesit shëndetësor  në  edukimin e komunitetit mbi rreziqet e Ca të  lëkurës,me koordinator Glodiana Sinanaj dhe grup puneYllka Stramarko, Fatjona Kamberi, Brunilda Subashi, Jerina Celaj.

Në këtë organizim ishte i pranishëm zv/rektori i Universitetit të Vlorës, Z.Enkelejd Mëhilli.

Rritja e ndërgjegjësimit të profesionistëve të shëndetit në lidhje me këto problematika, bën të mundur aftësimin  e tyre për implementimin e programeve të ndryshme, përmirësimin e protokolleve me qëllim parandalimin e melanomës.

Me diagnozën, edukimin dhe këshillimin e duhur, vdekshmëria nga melanoma duhet të shmanget në individë me rrezik të lartë.

Shkarko